Të dehur në timon, aksident me vdekje dhe drogë në makinë, 4 në pranga në Durrës

Të dehur në timon, aksident me vdekje dhe drogë në makinë, 4 në pranga në Durrës

Policia Durres

DURRËS-Në Durrës janë prangosur 4 persona për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin e uniformave blu bëhet me dije se një 30 vjeçar, me iniciale B. L, është arrestuar pasi në mjet i është gjetur një sasi lënde narkotike marijuanë.

Ndërkohë që 2 persona janë ndaluar pasu drejtonin mjetin në gjendje të dehur, respektivisht A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, u pak në aksin rrugor Fushë Krujë -Thumanë si dhe E. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, u kap në lagjen nr. 13 në Durrës.

Një 42-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dje ka aksidentuar këmbësoren me iniciale N. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në spital.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike