Një 39-vjeçar është arrestuar në Tepelenë pasi ka shkaktuar një aksident teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur.
"Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 39 vjeç, banues Tepelenë, pasi në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip "Benz", ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të saj", njofton policia e Gjirokastrës.
Ndërkohë që qytetin e Gjirokastrës 71-vjeçar D.T është prangosur pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
"Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin D. T., 71 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ky shtetas në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim.