Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi teksa ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur është përplasur me një makinë tjetër, drejtuese e së cilës ishte një 34-vjeçare. D.XH 51-vjeç ka dalë nga makina dhe e ka kërkënuar 34-vjeçaren A. G.
Ai akuzohet “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosja”.
Policia e Elbasanit njofton gjithashtu se në Gramsh janë vënë nën hetim 2 persona për akuzën "Prerja e paligjshme e pyjeve".
K. Ç., 48 vjeç, banues në Elbasan dhe E. I., 37 vjeç, banues në Gramsh janë konstatuar duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, dru të prera në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh u kap shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Gramsh, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje". 35-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.