KORÇË- Një person i shtrirë në orët e vona të natës në qytetin e Korçës ka alarmuar policinë.
Një burrë ende i paidentifikuar ka vënë në lëvizje policinë e Korçës, pasi është parë nga qytetarët i shtrirë në mes të rrugës, në një nga lagjet e qytetit.
Këta të fundit më pas kanë lajmëruar policinë, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve nga policia, këtij personi nuk i janë gjetur shenja dhune në trup ndërsa mësohet se ai ka qene i dehur.
Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar me autoambulance në spitalin rajonal të Korçës për mjekim.
Komento