I dënuar me 11 muaj burg për kontrolle fiktive në subjekte për masat anti COVID, arrestohet mjeku Ilir Hoxha

I dënuar me 11 muaj burg për kontrolle fiktive në subjekte për masat anti COVID, arrestohet mjeku Ilir Hoxha

Ilir Hoxha 52 vjeç është arrestuar sot nga policia e Tiranës pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 muaj e 25 ditë burg për akuzën se ka falsifikuar dokumentet shëndetësore për bizneset që nuk respektonin rregullat anti COVID.  

 “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit ndaluan shtetasin në kërkim Ilir Hoxha, 52 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 11 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore", kryer në bashkëpunim”, ka njoftuar policia.

Ilir Hoxha u arrestua fillimisht nga operacioni i urdhëruar nga SPAK, që çoi në pranga 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore, të cilët përfituan nga situata e pandemisë së COVID duke shpërndarë tampone për të përfituar lekë. 14 zyrtarët nuk bënin kontrolle të subjekteve tregtare në lidhje me masat anti-covid si dhe përmes përfitimeve materiale shmangin vendosjen e gjobave apo mospenalizime të ndryshme që lidheshin me respektimin e masave për pandeminë. Për këtë ata ushtronin ndikim tek personat e tjerë dhe falsifikoni  dokumente ku gjoja nuk ishin konstatuar shkelje.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori