I dënuar me 15 vite burg për trafik të miturish, 58-vjeçari ekstradohet nga Greqia! Bleu fëmijën për 10 mijë lekë dhe e shfrytëzoi për të lypur

I dënuar me 15 vite burg për trafik të miturish, 58-vjeçari ekstradohet nga Greqia! Bleu fëmijën për 10 mijë lekë dhe e shfrytëzoi për të lypur

I ekstraduari, Kujtim Demiri

TIRANË- Një 58-vjeçar është ekstraduar nga Greqia në vendin tonë, pasi rezulton i dënuar me 15 vite burg për trafik të miturish. Bëhet fjalë për Kujtim Demirin, i cili është arrestuar më 20 prill 2023 në shtetin fqinj.

Ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vendin tonë e ka dënuar Demirin me 15 vite burg për veprën penale “Trafikimi të miturve”. Sipas vendimit, Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S  dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

“Bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Interpol Athina mundëson arrestimin dhe ekstradimin e një të kërkuari nga Greqia në Shqipëri Më datë 20.08.2024, pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2 , i Kodit Penal. Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S  dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës”, njoftoi Policia e Shtetit më 21 gusht 2024.

Demiri e bleu fëmijën 10 mijë lekë të reja dhe e shfrytëzoi për disa vite për të lypur nëpër rrugët e Greqisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Shpërthimi i dronëve ukrainas mbi Moskë, ‘Sulmi më i madh në qytet’! Medvedev: Asnjë dialog me Kievin deri në humbjen e tij

Lufta në Ukrainë/ Shpërthimi i dronëve ukrainas mbi Moskë, ‘Sulmi më i madh në qytet’! Medvedev: Asnjë dialog me Kievin deri në humbjen e tij