I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, Alket Hatija ekstradohet në Itali, u kap duke ushqyer pulat në Durrës! Burime: Në vëzhgim prej 20 ditësh

Alket Hatija i njohur edhe si “Baroni” apo “Zoti i Drogës” pasi trafikoi në Itali 540 kilogramë heroinë e kokainë në vitet 2003-2004, u ekstradua të enjten në drejtim të Italisë, ku do të vuajë dënimin me 20 vite burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos në vitin 2015. 50-vjeçari që luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin, u kap të mërkurën në orët e para të mëngjesit në hotelin e tij në qytetin e Durrësit. Report Tv mëson se policia ndërhyri rreth orës 04:00, kur i shumëkërkuari prej pesë vitesh sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe po ushqente pulat në një ambient në pjesën pas hotelit.

Hatija, i cili kishte humbur betejën për ekstradimin me një vendim të gjykatës kushtetuese në janar 2022, tentoi t’i largohej sapo kuptoi praninë e forcave të policisë, duke bërë rezistencë, por më në fund u prangos. Report Tv mëson se Policia e Durrësit kishte marrë të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij, dhe prej 20 ditësh monitoronte çdo lëvizje të tij. Të vetmet orë që Hatija ekspozohej ishin ato të mëngjesit, kohë kur edhe në hotel kishte lëvizje minimale të pushuesve. Vetëm disa orë pas arrestimit në Durrës, Hatija iu dorëzua autoriteteve italiane, të cilat do të përllogarisin edhe njëherë kohën e burgimit që i ka mbetur për të vuajtur, për shkak se 50-vjeçari ka qenë i arrestuar disa herë në vendin tonë më herët dhe ka shlyer një pjesë të dënimit në paraburgim.

Sipas hetimeve në Itali, 20 vite më parë Alket Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka transportuar sasi të mëdha heroine e kokaine nga Shqipëria. Hatija u arrestua në 2017-ën, por disa muaj më vonë Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli. Në vijim Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin. Por, Alket Hatija nuk u dorëzua, nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjeli: 01/09/2023 19:35

    E shef qe te zuri haku? Ushqen pulat e jo gjelat Kujt ja merte mendja qe ishte te hoteli i vet ky? Ku po e kerkonin policija kete? Neper male ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim