TIRANË- Një 23-vjeçar i dënuar nga gjykata britanike për akuzën "sulm seksual"është arrestuar në kryeqytet, pas disa muajsh në kërkim ndërkombëtar.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se në pranga ka rënë Ardit Mali, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi në drejt Mbretërisë së Bashkua, pasi ishte dënuar më herët me 4 vite burg.
"Falë bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, vihet në pranga një i ri shqiptar, i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Interpol Mançester / Mbretëria e Bashkuar, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë i mundur lokalizimi në qytetin e Tiranës dhe arrestimi i shtetasit shqiptar Ardit Mali, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike, pasi Gjykata e Kurorës Guildford / Mbretëria e Bashkuar, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, parashikuar nga legjislacioni britanik.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Falë edhe kontributit të madh të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për lokalizimin e këtij shtetasi, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi", njoftojnë uniformat blu.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 676
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
22 Janar, 15:19
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Itali/ Nuk ‘kapërdiu’ dot ndarjen, 20-vjeçari shqiptar dhunon ish të fejuarën! Inatin ia nxjerr edhe karabinierëve, i godet me grushte e shkelma, gjykata e liron
20 Janar, 19:00
-
Trafikonte kokainë mes Italisë dhe Zvicrës, arrestohet në Lugano 38-vjeçari shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë (FOTOT)
20 Janar, 17:05
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Itali/ Shqiptari kapet me kokainë të fshehur në të brendshme, 20-vjeçarin e tradhtuan nervozizmi dhe 'shëtitjet' e shumta me makinë
17 Janar, 17:45
-
Berat/ Shfrytëzonte për prostitucion 36-vjeçaren, arrestohet tutori me precedentë! Në pranga edhe vetë e reja nga Memaliaj
17 Janar, 13:03
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29