Fushë - Krujë/ Një person është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
I arrestuari është M.S., 24 vjeç, banues në Fushë - Krujë. Për kapjen e tij është dashur bashkëpunimi i Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë dhe Shërbimeve të Stacionit të Policisë Fushë - Krujë.
Komento