Një i ri është arrestuar pasi ndaj tij kishte urdhër ndalimi ndërkombëtar për trafik drogë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ndalimi i tij u bë në Durrës, ku në pranga përfundoi Mirlind Balla, 27 vjeç, i cili ishte i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike”.
Me vendimin e datës 08.01.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur që vendimi i gjykatës në Belgjikë do të ekzekutohet në Shqipëri.