I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet në Dibër 31-vjeçari me dy identitete

I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet në Dibër 31-vjeçari me dy identitete

Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar gjatë operacionit të koduar "Maqellara".

Ervis Murra alias Ervis Manna, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Dibër, u arrestua dhe do të dërgohet në Itali për të kryer dënimin për vjedhje me armë. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane,  pasi Gjykata e Apelit në Perugia në 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale "Vjedhja me armë".

Në këtë kuadër, shërbimet operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor "Maqellara",  duke bërë të mundur arrestimin e tij.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime