DURRËS- Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 32-vjeçari në Durrës i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi në 2017 është kapur me një sasi kanabisi dhe kokaine. Për ketë arsye Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
32-vjeçari është identifikuar si Elvis (Vasil) Mërtiri, i cili ishte banues në Durrës dhe vetëm sot Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij për t'ia kaluar çështjen Prokuroisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
“Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Elvis (Vasil) Mërtiri, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Ky shtetas, më datë 13.03.2017, është kapur me një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë”, shkruhet në njoftimin e Policisë.