Një 36-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për shitje kanabisi është vënë në pranga nga policia e Tiranës.
Bëhet fjalë për Rezart Myslymin i cili është i dënuar me 5 vjet burg për shitje kanabisi.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2013, është kapur me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komento