I dënuar me 5 vite burg për transportim emigrantësh të paligjshëm, arrestohet në Durrës 24-vjeçari i shpallur në kërkim

I dënuar me 5 vite burg për transportim emigrantësh të paligjshëm, arrestohet në Durrës 24-vjeçari i shpallur në kërkim

Foto ilustruese

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për dhënie ndihme, në këmbim të parave, emigrantëve të jashtëligjshëm për të kaluar kufirin.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Eralind Pirraçi, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".     

Ky i ri, më datë 03.03.2020, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, të arrestuar, janë kapur duke transportuar me një mjet tip "Volkswagen" dhe një mjet tip "Benz", 8 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 300-350 euro, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.  

Pirraçi i dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'