DURRËS- Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 7 vite burg për trafik droge është arrestuar ditën e sotme në Durrës.
Personi i arrestuar është me iniciale K.R., banues në Pjezë të Shijakut, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 7 vite burg për trafik droge.
Gjithashtu është ndaluar shtetasi kosovar F.D., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale " Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave".