TIRANË- Merr fund pas 6 muajsh në kërkim, arratia e Orest Qerimajt 27 vjeç, banues në Shkodër.
 
Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi ishte dënuar në 09.01.2014 nga gjykata në Udine me 9 vjet e 4 muaj e 20 ditë burg, ndërsa në 1 gusht 2016 u shpall në kërkim nga Zyra e Interpol Tirana.
 
Në Orest Qerimaj akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge.
 
Pas arrestimit, 27-vjeçari pritet që të ekstradohet drejt shtetit Italian.

dy.bshqiptarja.com