I dënuar me burg përjetë për vrasje, arrestohet pas 11 vitesh 37-vjeçari shqiptar në Spanjë

I dënuar me burg përjetë për vrasje, arrestohet pas 11 vitesh 37-vjeçari shqiptar në Spanjë

Florenc Nishku

SPANJË- Policia e Katalonjës në bashkëpunim me atë italiane ka arrestuar Florenc Nishkun, të dënuar me burg të përjetshëm për një vrasje të kryer në 2007-ën në Brescia.

37-vjeçar ishte në arrati prej 11 vjetësh dhe kërkohej për vrasjen e bashkëkombësit të tij, Spiro Binjakut. Viktima 25 vjeçare Spiro Binjaku u godit me thikë në trup jashtë një lokali nate dhe ndërroi jetë në spital pas 2 ditësh.

Dyshohet se krimi kishte ndodhur për konflikte të lidhura me trafikun e prostitucionit.

Sipas autoriteteve italiane dy shqiptarët merreshin me trafikun e prostitucionit e sherri mes tyre ka lindur për shkak të kontrollit të territorit të vajzave që i nxirrnin të punonin si prostituta në rrugë. Madje pak ditë para dy shqiptarët ishin grindur me njëri-tjetrin.

Edhe emri i viktimës, Spiro Binajku nuk është i panjohur për policinë shqiptare, ai është një prej autorëve të vrasjes së tre anëtarëve të familjes Mahmuti në Elbasan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale