Një 52-vjeçar në kërkim nga Maqedonia e Veriut për vrasje të trefishtë është arrestuar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Besim Sherifi fshihej prej kohësh në Tiranë, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara dhe leje drejtimi të një qytetari nga Kosova. Në vendin e tij ai ka marrë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

Saga e historisë së Besim Sherifit nis më 5 tetor 2007 në fshatin Kopanicë në Shkup.

Gjykata e Shkupit i ka caktuar masë sigurie arrest në burg 19 vite më parë, për vrasjen e tre personave nga e njëjta familje. Përplasja mes dy familjeve nisi pasi një vajzë e fisit Jusufi u arratis te familja Sherifi. Për ngjarjen tragjike, janë dënuar me burg përjetë babai dhe vëllai i të arrestuarit sot në Tiranë, ndërsa vëllai i madh me 10 vite.

Besim Sherifi, i cili dyshohet se prej 10 vitesh fshihej në Tiranë, pritet të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut. Ai jetonte në një apartament me qira te Liqeni i Thatë dhe në momentin kur policia ndërhyri tha se ishte nga Kosova dhe nuk ka lidhje me vrasjen, por shenjat e gishtërinjve zbuluan të ishte personi në kërkim ndërkombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Autor i vrasjes së trefishtë në Maqedoninë e Veriut, 52-vjeçari fshihej në Tiranë prej 10 vitesh! Dikush informoi “Operacionalen” për vendndodhjen e tij

1769510890_besimsherifi.jpg

Besim Sherifi prej 10 vitesh dyshohet se fshihej në Tiranë. Ai përdorte identitetin e një kosovari, dokumente të cilat iu sekuestruan pas arrestimit dhe që dyshohen se mund të jenë të falsifikuara, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema. Fillimisht, dy muaj më parë, forcat Operacionale kishin marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë.

Pasi kanë bërë identifikimin e tij, pala shqiptare ka kërkuar informacion tek autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe kanë konkluduar se 52-vjeçari Besim Sherifi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pasi Operacionalja ndërhynë në banesën që ai qëndronte me qira, 52-vjeçari u ka thënë nuk jam unë personi që kërkoni. “Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shqiptar kosovar.”

 Por sipas burimeve, shenjat e gishtave zbuluan se personi në fjalë ishte Besim Sherifi. Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm.