Një 54-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes. Gjolek Sefallari ka qenë i dënuar edhe më parë për katër vjedhje, por duket se kryerja e dënimit 'nuk i ka dhënë mend'.
54-vjeçari ra në pranga si pjesë e operacionit 'Portofolat', ndërsa akuzohet për katër vjedhje të tjera, për të cilat policia thotë se i ka dokumentuar. Konkretisht Gjolek Sefallari akuzohet për vjedhjen e:
Më datë 24.08.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases A. S.
Më datë 29.07.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases M. M.
Më datë 05.06.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. G.
Më datë 08.03.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. B.
Ndërkohë policia po vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.