I dënuar më parë për drogë dhe krime kundër personit, 'Julit të Pashakos' i konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro në Lushnjë

I dënuar më parë për drogë dhe krime kundër personit, 'Julit të Pashakos' i konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro në Lushnjë

Julian Sulo (Juli i Pashakos)

Me vendim të gjykatës së Apelit të Vlorës është konfiskuar në Lushnjë apartamenti me vlerë 120 mijë euro në pronësi të 43 vjeçarit Julian Sulo, i njohur ndryshe si ‘Juli i Pashakos’ i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit.

Konfiskimi u mor si masë pas hetimit pasuror të nisur ndaj 43 vjeçarit i cili dyshohet se ka ngritur pasurinë e tij nëpërmjet veprimtarive kriminale.

Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Lushnjës konfiskoi disa pasuri të Julit të Pashakos dhe 2 personave të tjerë nën akuzën se i kanë siguruar duke kryer veprimtari kriminale.

Pasuritë e sekuestruara të Julian Sulës:

Konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim të shtetasit J.S, të përshkruara si më poshtë vijon:

Shuma monetare prej 70.060 Euro në zotërim të shtetasit J.S.;

Pasuria e luajtshme automjet tip "Porsche Cayanne", në zotërim të shtetasit J.S.;

Apartament "Ap. C kati i IV" me sipërfaqe 110,2 m2, në objektin e ndodhur në lagjen nr. 2, Rruga "Vasil Kuqi", zk 8513.

Apartamenti me vlerë 120 mijë euro

Julian Sula njihet dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën e Lushnjës të ndodhur në 2018-tën, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash. Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulos iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”. 

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Janisi: 19/07/2023 15:08

    Ska gje ka pak lek kto i jep vet per ata ja marin per tu duk japun prap mrapa ky rri gjith diten me ballen dhe per zgjedhje hodhi lek te math per fushat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale