I dënuar në Gjermani dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Rinas 47-vjeçari turk! I akuzuar si drejtues i një grupi kriminal

I dënuar në Gjermani dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Rinas 47-vjeçari turk! I akuzuar si drejtues i një grupi kriminal

Foto ilustruese

Një 47-vjeçar turk, me iniciale M. T., alias T. N., banues në Stamboll është arrestuar në Pikën Kufitare të Rinasit, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Ai u arrestua me  qëllim ekstradimi, pasi Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Hungarisë.

Gjatë kontrolleve, ka rezultuar gjithashtu, se 47-vjeçari ishte i dënuar më parë edhe në Gjermani. Vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e tij. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale