I dënuar në Itali me 13 vite e 6 muaj burg për trafik droge, ‘Fast Albania’ arreston 46-vjeçarin! Do të ekstradohet (EMRI)

Sulejman Seferi, 46-vjeç, është prangosur nga policia mëngjesin e sotëm pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dënimit në bari me 13 vite e gjysmë burg për trafik droge.

Policia bën me dije se aksioni ‘Altamura’ është bërë nga ‘Fast Albania’ dhe i kërkuari nga drejtësia italiane është arrestuasr në rrugën “Abdi Toptani”, Tiranë, ndërkohë që Sulejman Seferaj, 46 vjeç, është banues në Vlorë.

“Shtetasi Sulejman Seferaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuanë, në zonën e Altamuras dhe në zona të tjera përreth, në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë