VIDEO/ I dënuar në Itali me 15 vite burg për trafik droge e pjesëmarrje në organizata kriminale, kapet në Vlorë 52-vjeçari! ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

Adriatik Budani, 52-vjeç ka rënë në prangat bluve të Vlorës me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Budani është dënuar në Itali me 15 vite burgim për disa vepra penale si: Pjesëmarrja në organizatë kriminale; Trafikimi i lëndëve narkotike dhe Emigracion klandestin sipas përcaktimeve përkatëse në ligjin penal italian.

52-vjeçari nga fshati Fitore ishte  fshehur në fshatin Poros, po në Vlorë. Operacioni i koduar ‘Poros’ për kapjen e tij u realizua nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë