VLORË- Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Henerik Boba alias Ermal Hitaj, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Firences me 7 vjet e 4 muaj burgim.
Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit ‘Part OF’, në lagjen 10 korriku në Clorë. 39-vjeçari është i dënuar nga autoritetet e vendit fqinj për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e 39-vjeçarit në Itali.
"Gjatë operacionit, në lagjen “10 Korriku”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Henerik Boba alias Ermal Hitaj, 39 vjeç. Gjykata e Firences e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë", njofton policia.