I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari

I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari

GRAMSH- Një 39- vjeçar është arrestuar nga policia me qëllimin ekstradimin në Itali, pasi është i dënuar në këtë shtet me 4 vite e 8 muaj burg për grup kriminal dhe trafik droge.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar operacionin policor i koduar “Operacionalja 26”, ndërsa në pranga u vendos Oltjon Shtylla, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

‘Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale’, njoftoi sot policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Pas protestave masive të studentëve, Vuçiç: Kërkesat e tyre janë plotësuar të gjitha! Negociatat për qeverinë e re nisin javën e ardhshme

Pas protestave masive të studentëve, Vuçiç: Kërkesat e tyre janë plotësuar të gjitha! Negociatat për qeverinë e re nisin javën e ardhshme