DURRËS - Arrestohet në Durrës një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në prangat e policisë ra Ermal Daci 46-vjeç i cili njihej edhe si Alberto Daci. Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni":, " Rrëmbim personi" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë".
Gjykata e Napolit në Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg. Daci u identifikua si person në kërkim ndërkombëtar gjatë kontrollit të dokumenteve të pasagjerëve në hyrje të Portit të Durrësit, ndërsa menjëherë u arrestua. Pritet që 46-vjeçari t'i dorëzohet autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë kontrolllit të dokumentacionit të pasagjerëve në hyrje në Portin e Durrësit kanë konstatuar dhe kapur një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
• Ermal (Alberto) Daci 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni":, " Rrëmbim personi" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë", parashikuar në nenet 61, 110 të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.