TIRANË- 43-vjeçari shqiptar, Ortis Banda është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Banda është dënuar nga Gjykata e Leçes në Itali me 5 vjet e 10 muaj e 16 ditë burg për trafikim droge kryer në bashkëpunim.
43-vjeçari u kap në vitin 2012 duke trafikuar kokainë në bashkëpunim me dy të tjerë, një prej të cilëve u kap në flagrancë në Maniagos së bashku me kokainën që do të trafikohej.
Polica e Tiranës e arrestoi Bandën në flagrancë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.