I dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobëvënie, vlonjatit i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan! 4 pasuri i bleu 300 mijë euro në dorë

I dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobëvënie, vlonjatit i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan! 4 pasuri i bleu 300 mijë euro në dorë

6 apartamente dhe 1 dyqan i janë sekuestruar me kërkesë të prokurorisë së Vlorës Viktor Shorajt, ishte subjekt i OFL, i dënuar në Itali për një sërë veprash si trafik droge por edhe gjobëvënie. Sipas prokurorisë nga hetimet e kryera deri më tani është kërkuar vendosja e sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme, regjistruar në emër të Shorajt, dhe familjarëve të tij, për shkak se ka dyshime se pasuri janë produkt i veprave penale të kryera në shtetin italian.

Prokuroria sqaron se katër apartamente janë blerë nga ana tij me çmimin total 300.000 Euro, shumë e cila rezulton se është likujduar tërësisht jashtë zyrës noteriale.

Viktor Shorja rezulton se është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, (Gjykata e Venecias; Gjykata e Ankonës; Gjykata e Apelit Romë; etj), për veprat penale të "Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike"; "Shtrëngim për dhënie pasurie"; "Mbajtja pa leje e armëve"; "Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim".  Dënimet ai i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.

Pasuritë e sekuestruara

- Pasurinë e llojit Apartament Nr.1/3 (2+1), në katin e parë banim, sip ndërtimi 118,125m2, në Rrugën "Sul Bega", "Objekti Riza Cerova", në pronësi të shtetases M. M.;

- Apartament Nr 7/3 (2+1), në katin e shtatë banim, me sip. 109,03 m2, në Rrugën "Sul Bega", "Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;

- Apartament me Nr 7/1 (1+1), ne katin e shtatë banim, me sip 80.7 m2, në Rrugën "Sul Bega", "Objekti Riza Cerova, në pronësi të shtetases M.M.;

- Apartament me Nr 6/1 (2+1), në katin e gjashtë banim, me sip. ndërtimi 110,36m2, në Rrugën "Sul Bega", "Objekti Riza Cerova", në pronësi të shtetases M. M.

- Njësia dyqan me sip. ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh (Nr.13 dhe 14) në Rrugën "Tefta Tashko Koço", Bashkia Tiranë, në pronësi të shtetases M.M., të blera më parë nga ana e shtetasit V. Sh., me kontratë për shumën prej 100.000 eurosh;

- Pasuria nr.70/3 +2-103, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 52.27 m2, blerë sipas kontratës së shitjes për vlerën e 22.000 Euro. Shuma e likujduar tërësisht jashtë zyrës noteriale; dhe

- Pasuria nr.70/3 +2-111, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 54.50  m2, blerë blerë sipas kontratës për vlerën e 28.000 Euro. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dukati: 12/12/2022 12:34

    Po me.kete cpaten djal i mir shum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim