LEZHË-Edmond Sufja, 48 vjeç, banues në Lezhë, është vënë sot në pranga nga Policia e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite burgim, për "Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".
Policia e Lezhës njofton se arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Sufja ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 18 vite burg. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. Ai është arrestuar në vitin 2003 në Ravena në Italisë. Në Shqipëri Edmond Sufja ishte edhe subjekt i OFL-së.