I dënuar në Torino me 12 vite burg për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari nga Kurbini! Do ekstradohet drejt Italisë

Valentin Lleshi, 35 vjeç është arrestuar ditën e sotme në Laç pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. 

Mësohet se 35-vjeçari nga Kurbini është dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale. Lleshit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim.

Ai do të ekstradohet drejt Italisë dhe për këtë po vijojnë proceduarat nga ana e Interpol Tiranës në bashkëpunim me autoritetet italiane. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse