Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për torturë dhe skllavëri është arrestuar në Vorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku ishte dënuar me 4 vite burg.

I arrestuari është Bukurosh Kuçi, ndaj të cilit Gjykata e Apelit e Barit kishte dhënë një dënim prej 4 vitesh burg për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga ky dënim, 49-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burg.

Sipas Policisë, arrestimi u bë nga Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës pas shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.