I dënuar për trafik droge, Gjykata e Lushnjës i sekuestron lokalin dhe 2 automjete
Njoftimi i plotë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr. 2, datë 15.11.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit D.L., i dënuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij.
Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin 101 (64-2021-2539), datë 18.11.2021, ka vendosur: Marrjen e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të luajtshme, konkretisht:
1. Sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme objekt 1-kt, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m2 dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen “***”, qyteti Lushnjë.
2. Sekuestrimin e pasurive të luajtshme dy automjete.
Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhëri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.7%
-
Pak
10%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)
23 Janar, 13:37
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27
-
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 08:50
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Fier/ Aksident në rrugën Levan-Vlorë, 3 makina karambolohen mes tyre! Shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit (VIDEO)
21 Janar, 20:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
VIDEOLAJM/ Partnerja e Princ Lekës ia merr valles në Lushnjë me rastin e 105-vjetorit të Kongresit
21 Janar, 16:00
-
Të akuzuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, Prokuroria përfundon hetimet për 10 persona dhe i dërgon gjyq
21 Janar, 12:01
Prokurore legen, merreni me dike qe ka nje biznes te vogel dhe ushqehet! Nuk kapeni me ata qe kane nje makine sa vlen biznesi ketij.
Përgjigju