Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve ka rënë në prangat e policisë së Fierit.

Para dy vitesh, Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar Petrit Lorin me 4 vjet burg.

Në vitin 2021, 38-vjeçari është arrestuar nga Policia e Korçës për të njëjtën veprimtari të paligjshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i punës operative dhe koordinimit të informacioneve me policitë e Tiranës dhe Korçës, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, P. L., 38 vjeç.

Në vitin 2023, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". Për të njëjtën veprimtari kriminale, ai është arrestuar nga Policia e Korçës, në vitin 2021.

Veprimet procedurale të mëtejshme me këtë shtetas do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë”, njoftoi sot policia.