45-vjeçari Armand Kuçi u arrestua në Fier me qëllim ekstradimin drejt Spanjës në kuadër të operacionit të koduar ‘Memeber’. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Iberikët për kultivim të bimëve narkotike.

Interpol Tirana me Interpol Madrid, vijojnë procedurat për ekstradimin. Arrestimi i tij u kryer pas firmosjes së bashkëpunimit me Spanjën për ekstradimet pak muaj më parë.

'Shërbimet e FAST Albania, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar "Member".

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen "Bishanak", Fier, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasi Armand Kuçi, 45 vjeç, banues në Fier.       

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike".  Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.'- njofton policia.