I dërgoi personalisht letër kryeministrit britanik për një recetë me kanabis për vëllain e vogël epileptik, 9-vjeçari: Është gjithçka për mua, më ndihmo

I dërgoi personalisht letër kryeministrit britanik për një recetë me kanabis për vëllain e vogël epileptik, 9-vjeçari: Është gjithçka për mua, më ndihmo

9-vjeçari me nënën e tij

BRITANI E MADHE- Me një letër të veçantë drejtuar kryeministrit britanik Boris Johnson, 9-vjeçari Thomas Braun, i ka kërkuar ndihmë atij për sigurimin e një recete mjekësore me kanabis, për vëllain e tij të vogël epileptik.

Në letrën për kryeministrin, të cilën ia çoi personalisht në “Down Street”, i vogli i shkruan se prindërit e tij janë shumë të shqetësuar pasi ilaçet e vëllait të tij, janë tepër të shtrenjta.

Familja britanike duhet të shpenzojë afërsisht 900 dollarë në muaj në ilaçet mjekësore të kanabisit, të cilat janë jetike për vogëlushin e sëmurë.

Thomas shkroi në letër së vëllai i tij është gjithçka për atë dhe i ka kërkuar Johnson të ndihmojë familjen e tij si dhe familjet e tjera në nevojë duke rimbursuar këto ilaçe, pasi janë shumë të shtrenjta.

“Mami dhe babi im na duan të dy, dhe duan të na ndihmojnë, dhe unë dua të ndihmojë Eddien. Prindërit e mi janë shumë të shqetësuar, pasi duhet të paguajnë shumë para për të blerë ilaçet e vëllait”, shkruan ai në letër.

Kanabisi medicinal mund të përshkruhet në Britaninë e Madhe në raste “të jashtëzakonshme”.

Trajtimi u bë i ligjshëm me një recetë në 2018 për ata me një “nevojë të jashtëzakonshme klinike”.

Por që nga ajo kohë janë lëshuar vetëm tre receta të NHS, duke i detyruar familjet të shpenzojnë mijëra në trajtime private.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë