I dërguari i Merkel:Stop bojkotit
Basha: Jo pa qeveri teknike 

I dërguari i Merkel:Stop bojkotit<br />Basha: Jo pa qeveri teknike 
TIRANE-“Bojkoti largon Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Interesi i opozitës nuk duhet të jetë kaosi, as ai partiak, por Shqipëria, ndaj të kthehen në Parlament, të respektojnë shumicën, të hyjnë në zgjehdje dhe të mos pengohet Reforma në Drejtësi, që për fat të keq kjo po ndodh. Nuk shoh arsye për qeveri teknike!

Ky ishte mesazhi i drejtpërdrejtë që ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë dha sot në Tiranë adresuar opozitës shqiptare, ndërsa pak më herët mesazhe për të zbatuar reformën në drejtësi dha dhe ministri holandez, Bert Koenders. Ky i fundit i dha madje mbështetje qeverisë shqiptare për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Të dy ministrat fillimisht takuan ministrin e Jashtem shqiptar Ditmir Bushati, me pas kryeministrin Edi Rama. I dërguari i kancelares gjermane Merkel, iu drejtua më pas selisë së PD ku zhvilloi nje takim 1 orësh me Lulzim Bashën.
Ate çka u fol pas dyerve të selisë blu e zbardhi Basha, që shpalosi qëndrimin e opozitës pas takimit me kryediplomatin gjerman. Sipas tij, opozita hyn në Kuvend vetëm nëse krijohet qeveria teknike.

Kjo javë konsiderohet si një nga më të rëndësishmet për mesazhet që përcjell faktori ndërkombëtar ndaj politikës shqiptare, si dhe java që do të përcaktojë si do të shkojnë negociatat për dialogun e nxjerrjes se vendit nga kriza politike.

[gallery]21863[/gallery]

Ora 16:30 Shuplaka e Gjermanisë, Basha s'tërhiqet: Qeveri teknike!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga bojkoti dhe kushti për qeveri teknike, pavarësisht nga shuplaka e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. 

Gjatë një deklarata për mediat, pas takimit me kryediplomatin gjerman, Basha tha se opozita s'do tërhiqet nga beteja për qeveri teknike. 

Kreu i PD theksoi gjithashtu se është i gatshëm të votojë Vettingun, me kushtin që ligji të rikthehet për diskutim në tryezë. 
 
"Kam pasur rastin t'u shpjegoj rrenat e Edi Ramës për Vettingun. Edi Rama shkeli marrëveshjen e 21 korrikut për të miratuar 7 ligjet me konsensus. BE dështoi ta detyronte t'i përmbahej marrëveshjes,. Opozita u përjashtua nga 7 ligjet në mënyrë që mazhoranca të kapte drejtësinë.
 
Opozita është e gatshme që me mazhorancën këto 6 ligje të rikthehen në frymën e Kushtetutës dhe Komisionit të Venecias në mënyrë që opozita të rikthehet për miratimin dhe zbatimin e 6 ligjeve.
 
Ora tani është 16:27, takimi im me ministrin ka zgjatur goxha. Paraqita fakte të pakundërshtueshme për gjendjen e krimit, drogës, impaktit në zgjedhje. Nuk komentoj deklaratën e tij të mëparshme. Nuk kam ndër mend t'i paraprij gjykimit të tij për informacionin që i dhash. Gjithçka që PD kërkon janë të verifikuara ndërkombëtarisht si raporti i DASH, EUROPOL për drogën.
 
Injorimi i tonelava droge është ndëshkim për Shqipërinë, inkurajim për krimin e organizuar dhe Edi Ramën. Kjo do çojë në destabilizimin e vendit, rënies totale të institucioneve të demokracisë. Beteja jonë nuk bëhet për fatet tona politike por për fatet e Shqipërisë europiane dhe në emër të sigurisë rajonale europiane
.
 
Z.Basha, ju kërkoi kryediplomati gjerman, kthimin në Kuvend?
Diskutuam për reformën në drejtësi dhe çmontova gënjeshtrën e Edi Ramës për Vettingun. Vettingu do bëhet, por jo sipas mënyrës së Edi Ramës. ABC në Europë është që Vettingu i drejtësisë nuk bëhet nga qeveria, sepse është potencialisht e paditur. PD dhe opozita do të kthehen për të votuar 6 ligjet kur Edi Rama të zhbëjë thyerjen e paktit. Të rikthehen dhe këto ligje të garantojnë drejtësi të pavarur. 
 
Ora 15:40 Homologët gjerman e holandez 5 minuta kokë më kokë
Dy ministrat e Jashtëm, ai holandez Bert Koenders dhe gjermani Sigmar Gabriel janë takuar për pak minuta në hotel Rogner. Ata janë shkëmbyer pas orës 15:00 dhe kanë folur 5 minuta kokë më kokë. Më pas gjermani Gabriel është nisur drejt selisë së PD ku do të takohet me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Ora 14:50 Gabriel: PD jo bojkot zgjedhjeve e kaos, gati të shtojmë vëzhguesit
Ishte kjo ora kur Kryeministri Edi Rama priti ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Kryediplomati gjerman u kujdes që në fillim të theksojë se mesazhet që përcolli sot në Tiranë janë opinioni i Kancelares Federale, Merkel, dy partive ne qeveri, CDU e CSU. Sigmar në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama u përqëndrua jo vetëm tek bojkoti i parlamentit, por tek zhvillimi i zgjedhjeve.

Gabriel i bëri apel opozitës që të mos bojkotojnë zgjedhjet. Ai këshilloi që opozita të futet në Parlament pasi Gjermania është e gatshme të sjellë më shumë vëzhgues.

Zgjedhje të lira e të ndershme ka një mundësi për t’u kujdesur për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, sesi përshembull mund të formësohet formësimi i situatave aktuale dhe këtë këshillojmë parlamentin dhe jo çadrën dhe ky bojkot i parlamentit të përmbyllet këtu. Futuni në Parlament sepse ne do shtojmë numrin e vëzhguesve nëse nevojitet.
Nëse zgjedhjet bojkotohen dhe nëse vendi shkon në situatë kaotike nuk ofrojmë mirëkuptim dhe për këtë nuk ofrojmë mbështetje.
Ka vendime që duhet të kapërcejnë interesat personale dhe të vihen ato kombëtare. Kush bojkoton parlamentin, ai largon vendin nga BE dhe dëmton interesat e vendit të vet dhe do ishte me rëndësi maksimale që reforma në sistemin e drejtësisë të zbatohet dhe të organizohet në proces zgjedhjesh në përfundim të të cilit shihet rezultati"
.

Gabriel batutë Ramës: Më ka zënë halli me gruan si ty me Bashën
Konferenca është hapur me batuta duke e lidhur situatën politike me futbollin. Ndërsa Rama i ka shprehur kënaqësinë që ekipi gjerman ta mundë gjithmonë Shqipërinë në futboll, ministri gjerman ia pret po me batutë. 

Ora 12:40 Gabriel: PD po largon Shqipërinë nga BE, te kthehet në Kuvend
Në konferencen e perbashket per shtyp ne Tiranë me homologun shqiptar, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel tha se ajo forcë politike që zgjedh bojkotin ka dëmtuar interesat e vendit.
 
Për ne e rëndësishme që mbi kushtetutën të zbatohet reforma në drejtësi, apelojmë qeverinë dhe parlamentin të punojnë mbi kushtetutën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
E gjithë qeveria kancelare është e bindur se bojkoti nuk është rruga e duhur. Një politikë që përpiqet të pengojë këtë largohet nga Evropa. Cili është më i rëndësishëm interesi i vendit apo i partisë? Këtu dallohen burrat dhe gratë e shtetit, ato që vendosin interesat e partisë apo të vendit. Rruga drejt BE-së kërkon kohë por hapja e negociatave për BE, Evropa mund të bëjë më shumë për të përmirësuar jetesën e qytetarëve shqiptar. 
Kush bojkoton parlamentin i bën dëm Shqipërisë, interesit të shqiptarëve dhe imazhit të vendit. I bëjmë thirrje kujt bojkoton parlamentin, të lërë bojkotin dhe të rikthehet në Kuvend. Kush nuk e bën këtë e largon Shqipërinë nga BE dhe kjo nuk është në interesin e shqiptarëve
”.




 
Ministri i Jashtëm Gjerman: Nuk e pranojmë bojkotin e opozitës. Të respektohet maxhoranca
Ne si gjermanë mbështesim rrugën e integrimit të Shqipërisë. Reforma në drejtësi se përse është kaq e rëndësishme, nëse ka dicka që e dallon Evropën është zbatimi i kushtetutës e rregullave.
Në të shkuarën, por dhe në Shqipëri interesat e qytetarëve nuk kanë qenë në qendër të politikës, kanë pasur interesat e tyre, të elitës, dhe ka qenë shteti ligjor që në qendër të vëmendjes të qëndrojnë interesat e qytetarëve dhe jo të klikave. Kemi qenë të gëzuar që në parlamentin shqiptar me konsensusin e pozitës dhe opozitës u miratuan ligje të rëndësishme dhe për fat të keq, konstatojmë që reforma në drejtësi është duke u penguar. Parlamentarët e zgjedhur ne Gjermani nuk e bojkotojnë Parlamentin dhe kjo është absurde. Të mblidhesh në cadër duke sjellë një parlament tjetër këtë nuk e pranojmë dhe në rrethanat që pas pak javësh kemi dhe zgjedhjet në Shqipëri

Në bazën e ligjeve të vlefshme dhe të Kushtëtutës pakicat të mund të pranojnë shumicat sepse në të ardhmen do të jenë ata shumica. Thelbi është që të respektojmë kushtetutën, shumicat edhe nëse jeni pjesë e një pakice të caktuar sepse në demokraci nesër shndërrohesh në shumicë sic ishte rasti i qeverisë së tanishme që dikur ka qenë pakicë".

Gabriel: Bojkoti mund të jetë frikë ndaj Reformës në Drejtësi
Ministri i Jashtëm gjerman theksoi gjatë fjalës së tij një fjali. “Bojkoti në një farë mënyre është frikë për zbatimin e Reformës në Drejtësi”.

Garbriel: S’e kuptojmë pse kërkohet nga opozita qeveria teknike
Ministri i Puneve te Jashtme te Gjermanise, Sigmar Gabriel tha se e ka te paqarte se perse opozita kerkon qeveri teknike.
"S’e kuptojmë pse kërkohet nga opozita qeveria teknike".

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës