I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, vizitë në Malin e Zi: Mbështesim reformat në sundimin e ligjit

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, vizitë në Malin e Zi: Mbështesim reformat në sundimin e ligjit

Alexander Kasanof dhe Jakov Milatoviç

Alexander Kasanof i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor vizitoi të martën Podgoricën ku zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë malazezë, mes tyre Presidentin Jakov Milatoviç.

Zyra e presidentit të Mali të Zi njoftoi se në takim zoti Kasanof tha se "Uashingtoni mbështet reformat që ka ndërmarrë Mali i Zi në fushën e sundimit të ligjit si dhe të tjera reforma të rëndësishme për integrimin evropian të vendit.

"SHBA do të vazhdojë t'u ofrojë mbështetje të plotë në këtë drejtim. Ne duam që anëtari i ardhshëm i BE-së të jetë Mali i Zi dhe kjo është arsyeja pse është thelbësore që zbatimi i reformave të mbetet përparësi", shtoi më tej zyrtari amerikan.

Presidenti malazez Jakov Milatoviç ndërkohë, tha se një rëndësi të veçantë merr fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbajnë fokusin e tyre në rajon dhe të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm të ardhmen evropiane të Malit të Zi.

“Jam i bindur se në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani, do të vazhdojmë të forcojmë më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik.Vendi ynë dëshiron të bëhet partneri më i rëndësishëm i SHBA-së në rajon”, tha Milatoviç.

 Zyrtari amerikan zhvilloi një takim edhe me Kryeprokurorin e Posaçëm të Malit të Zi Vladimir Novoviç. Në takim u fol rreth përpjekjeve për rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?