Delegati i SHBA për bisedime me Korenë e Veriut Stephen Biegun zbuloi premtimin në një fjalim në Universitetin Stanford.
“Koreja e Veriut është zotuar të shkatërrojë të gjitha materialet dhe objektet bërthamore të saj,” tha Stephen Biegun
Ai tha se premtimi iu bë Sekretarit Amerikantë Shtetit Mike Pompeo kur vizitoi Korenë e Veriut në tetor.Por Biegun tha se Koreja e Veriut duhet të ofrojë një listë të plotë të gjitha asetet nukleare që ajo zotëron para se të arrihet ndonjë marrëveshje.
Marrëveshja mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut parashikon heqjen e saksioneve koresë në qoftë se ajo cmonton dhe shkaterron te gjitha asetet qe perdorin per krijimin e bombave nukleare.
"Ne nuk do të pushtojmë Korenë e Veriut, nuk po përpiqemi të rrëzojmë regjimin", shprehet Biegun
Ai tha se Kim Jong-un kishte bërë, në bisedimet e tij me Z. Pompeo, "çmontimin dhe shkatërrimin" e të gjitha objekteve të saj të plutoniumit dhe uraniumit, të cilat sigurojnë materialin për armë bërthamore.
Por ai përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin sanksionet derisa të përfundojë i gjithë cmontimi dhe shkatërrimi i aseteve që përdoren për bombë nukleare, gjithashtu duke kërkuar një raport të të gjithë ecurisë së “projekitit”.
Koreja e Veriut ka refuzuar prej kohësh të japë një llogari të plotë të kapacitetit të saj bërthamor dhe mjetet me të cilat do të verifikohet dorëzimi apo çmontimi i armëve bërthamore. por, Biegun tha se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara qëndronte se nuk do të heqë sanksionet "derisa marrveshja të jetë e plotë "
Komente

