I dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff pritet të vizitojë Izraelin për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe shefin e ushtrisë, Eyal Zamir.
Sipas dy zyrtarëve izraelitë, vizita e Witkoff do të zhvillohet të martën. Në fokus të bisedimeve do të jetë edhe Irani, shkruan The Times of Israel.
Ndërkohë, mediat iraniane thanë të hënën se presidenti iranian, Masoud Pezeshkian urdhëroi fillimin e bisedimeve me SHBA-në për programin bërthamor, pasi presidenti amerikan, Donald Trump tha se shpresonte për një marrëveshje që do të shmangte veprimet ushtarake kundër Republikës Islamike.
Pas vrasjes së protestuesve në protestat antiqeveritare muajin e kaluar, Trump kërcënoi me veprime ushtarake dhe urdhëroi dërgimin e një një aeroplanmnajtëse amerikane në Lindjen e Mesme.
Ndërsa po shton presionin mbi Iranin, Trump ka pohuar se shpreson të arrijë një marrëveshje. Teherani gjithashtu ka këmbëngulur se dëshiron diplomaci, ndërsa premton një përgjigje të pakufizuar ndaj çdo agresioni.
Bisedimet mund të drejtohen nga i dërguari i lartë i Trump, Witkoff, dhe Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Komente








