TIRANË- 2 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vizitoi Shqipërinë.

Zyrtari i lartë amerikan është takuar me kryeministrin Edi Rama në një takim që zgjati rreth 20 minuta dhe u zhvillua me dyer të mbyllura. Ndonëse nga takimi nuk janë bërë të ditura detaje, tema kryesore e dikutimit ishte situata politike në vend dhe zgjedhjet vendore. I shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, Escbar u takua më pas me presidentin Bajram Begaj, ku në fokus ishin zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Në një reagim në Tëitter Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Escobar do të takohet të mërkurën edhe me përfaqësues të PD, kryetarin Enkelejd Alibeajn dhe deputetet Tabaku e Bardhin. Më pas Escobar do takohet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke shmangur dukshëm Sali Berishën, i shpallur Non Grata nga SHBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:24
Takimet me krerët e shtetit shqiptar, Escobar: 14 Maji i rëndësishëm, kandidatët te jenë me integritet të lartë

Gabriel Escobar ka kërkuar në emër të SHBA-ve që kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit të jenë me integritet të lartë. Ky ishte mesazhi i Zv. Ndihmës Sekretarit të SHBA-ve për Çështjet Evropiane dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, në takimet që zhvilloi sot me zyrtarët më të lartë në vend, si me Presidentin Begaj, kryeministrin Rama, ministren e Jashtme Xhaçka dhe liderë të tjerë.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka postuar në Tëitter foto nga këto takime duke dhënë edhe detaje. Sipas ambasadës Escobar nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

“Ai diskutoi gjithashtu për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për prioritetet rajonale dhe globale, duke përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet ndër të tjera në postimin e ambasadës së SHBA.

 

Ora 17:45
FOTO/ Çfarë ndodhi në takimin me Begaj që Escobar dhe Kim ‘u shkrinë’ së qeshuri

 

LSA ka publikuar foto nga takimi i të dërguarin special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar  me presidentin Bajram Begaj. Nuk dihet se çfarë është diskutuar, mirëpo duket se takimi ka shkuar shumë mirë pasi të gjithë janë shumë të qeshur.

Ora 17:26
Pas Ramës, Escobar në Presidencë, takon Begajn! Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor në qendër të takimit

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka shkuar në Presidencë. Ai është takuar me presidentin Begaj, e ndërsa është i shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.  Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor kanë qenë në qendër të takimit

“Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA. SHBA, rol të pazëvendësueshëm në garantimin e paqes dhe sigurisë në BP. Vlerësoj mbështetjen që SHBA dhe Escobar i kanë dhënë negociatave Kosovë-Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë - Serbi, proces me ndikim të madh rajonal. Falë qasjes së re gjeopolitike edhe nga BE, sot kemi një vëmendje të shtuar ndaj BP. Mirënjohje për mbështetjen në rritjen e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë”, tha Begaj.

Ora 16:28
Escobar përfundon takimin me Ramën në kryeministri, zhvillimet politike dhe zgjedhjet vendore në qendër të diskutimeve

Rreth 20 minuta ka zgjatur takimi me dyer të mbyllura i kryeministrit Edi Rama me Gabriel Escobar, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Mësohet se tematikë e diskutimit kanë qenë zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen në 14 maj.

Ndërsa në orën 17:00, Escobar do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe më pas të nesërmen pritet të vijojë agjendën e tij të takimeve me Enkelejd Alibeajn dhe Ilir Metën.

Ora 12:25
I përjashtuar nga takimet e tij, Berisha shmang pyetjen për vizitën e Escobar: S’jam duke folur për këtë çështje

1681207156_Screenshot4.jpg

Berisha u pyet lidhur me përjashtimin nga ana e Esocobar teksa pritet të kryejë takime me mazhorancë, opozitë dhe Presidentin. Edhe kësaj radhe, ai shmangu komentin për përjashtimin e tij nga takimet me zyrtarët e lartë amerikanë.

‘Sot, jam këtu vetëm për këtë ccështje, kur unë të jem për të marrë pyetje do ju përgjigjem’- tha Berisha.