Ukë Idriz Çelkolaj nga Tropoja dy ditë më parë i premtoi kryebashkiakut Veliaj se nuk do të bëhej pengesë për zhvillimin e projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe dhe se do ta prishte vetë banesën e ndërtuar pa leje.
Sot ai e ka mbajtur fjalën dhe ka pranuar që dy objektet i tij, të ndërtuara pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe, të prishen nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, duke i hapur rrugë vijimit të punës për realizimin e këtij projekti.
Siç shihet edhe nga pamjet, Uka ka qenë i pranishëm gjatë momentit të prishjes së dy ndërtesave, ndërsa bëri thirrje se tashmë ka ardhur koha që të mos bëhen më pengesë e zhvillimit të këtij segmenti të Unazës dhe i gjithë Tiranës.
“I dhashë fjalën kryetarit si burrat dhe e mbajta fjalën. I prisha vetë këto dhe jam shumë i predispozuar që të zhvillohet Tirana, se po të jetë mirë Tirana do të jemi mirë ne të gjithë”, tha Ukë Idriz Çelkolaj.
Ai gjithashtu u bëri apel edhe gjithë banorëve të tjerë të kësaj zone që të heqin dorë nga aktet jo qytetare dhe të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës në të mirë të zhvillimit të qytetit.
“S’kemi arsye të dalim kundër projektit, kundër zhvillimit përderisa kjo është për të mirën e gjithë komunitetit dhe gjithë banorëve në Tiranë dhe gjithë Shqipërisë. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të vazhdojmë të punojmë dhe të zhvillohet Tirana. Ky është mesazh për të gjithë njerëzit të ndërgjegjësohen, të mos pengojnë zhvillimin e Tiranës. Ky është mesazh për të gjithë sepse është e mirë e të gjithë neve”, theksoi Ukë Idriz Çelkolaj.
Ukë Idriz Çelkolaj ishte pjesë e një përfaqësie të zgjeruar të banorëve të zonës së Astirit që dy ditë më parë u takuan me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku diskutuan mbi mundësitë që rruga të bëhet dhe që familjet që preken nga ky projekt të mund të përfitojnë nga projektet sociale të Bashkisë Tiranë, ku përfshihen sistemimi në banesa sociale që mund t’i përdorin pa afat, apo edhe dhënia e bonusit të qirasë për 3 vite.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7662
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj në Bruksel për 75-vjetorin e Kolegjit të Europës: Vitin tjetër dyfishohet numri i studentëve! Kampusi, histori suksesi për Tiranën
21 Nëntor, 15:21
-
Festivali i Nomadëve Digjitalë, Veliaj: Tirana, qytet kozmopolitan i të gjithëve! Bëhemi gati për titullin ‘Kryeqyteti Europian i Kulturës'
20 Nëntor, 15:46
-
Premtimi i Veliajt, nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë! Vendimi miratohet me votat e socialistëve në Këshillin Bashkiak
19 Nëntor, 17:54
-
Prezantohet në shqip libri i ish-kryebashkiakut të Bogotas, Veliaj: Ekipi i tij do ndihmojë në zbatimin e sistemit të ri të transportit në Tiranë
19 Nëntor, 14:46
-
Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’! Veliaj: Të lëmë përçarjet për përparimin e shoqërisë
17 Nëntor, 08:29
-
Rehabilitohet blloku i banimit në Njësinë 3, Veliaj: Tirana, një kantier investimesh, buxheti 2025, më transformuesi
16 Nëntor, 13:07
-
Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë, Bashkia e Ferizajt i bashkohet festës së madhe të pavarësisë: Emocion, krenari, lavdi e festë e jashtëzakonshme
13 Nëntor, 20:09
-
FOTOT/ Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”
12 Nëntor, 12:00
-
Veliaj i ftuar në Akademinë Politike të PS: Puna dhe reputacioni që lëmë pas, kontribut dhe vlerë për vendin
9 Nëntor, 14:00
-
Veliaj vizitë dy ditore në Aleksandri: Tirana, simboli i bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut
8 Nëntor, 18:50
-
Më 28 nëntor mbahet në Tiranë parada kuqezi, Veliaj thirrje shqiptarëve: Eja festojmë në zemër të qytetit me këngët nga çdo trevë shqiptare
6 Nëntor, 16:13
-
Veliaj thirrje qytetarëve: Ta kthejmë nëntorin në një muaj feste, valëvisni flamurin kudo ku ka shqiptarë (VIDEO)
5 Nëntor, 12:12
Po ajo baxhella e pd-se tha qe dje ishin police dhe jo banues te Astirit???
PërgjigjuKy esht ai tipi qe i ngelen kepucet neper gardhet e fshatarve ne fark ky esht ai trimi qe sditi nga ikumate dit
Përgjigju