'I dhimbte koka'/ Vëllai i 58-vjeçarit që vdiq në spital: Nuk vuante nga asnjë sëmundje rëndë, mjekët na thanë do bëhet mirë (VIDEO)

Vëllai i Telha Kelos nga fshati Pojan i Korçës i cili ndërroi jetë nga pasi dy ditësh i shtruar në spital. Ai tha se i kanë kërkuar mjekëve që ta dërgonin në Tiranë, por ata i kishin thënë se do bëhet më mirë.

“I dhimbte koka. E solli byrazeri me makinën e tij pardje, sot në mëngjes mbaroi.
Fjalët e mjekut janë, nga dhimbja e kokës vdes njeri. Nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje më parë. Nuk e dimë me çfarë e kanë mjekuar, serume i bënin. Do bëhet më mirë na thanë mjekët. I kemi kërkuar që ta çonim në Tiranë, na thanë që nuk e kemi nxjerrë ende diagnozën që ta dërgojmë në Tiranë. Sot kur erdhëm në orën 8:00 e morëm vesh.
Nuk e di çfarë diagnoze do i vërë doktori që të shpëtojnë. E tërë nga doktori ka ardhur se po të kishte nxjerrë doktori diagnozën do ishin marrë masat”
, deklaroi vëllai i viktimës.


Lajmi kryesor:

Korçë- Me dhimbje koke e barku, 58-vjeçari vdes në spital! Familjarët akuza mjekëve, bluzat e bardha: Kishte gur në tëmth (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër