“I duam taksat sa Erion Braçe”, deputeti ironizon profesionistët e lirë: Të njëjtët injorantë nuk dinë që nuk kishin tatim fare

“I duam taksat sa Erion Braçe”, deputeti ironizon profesionistët e lirë: Të njëjtët injorantë nuk dinë që nuk kishin tatim fare

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i është përgjigjur kërkesës së profesionistëve të lirë, që pak ditë më parë (13 qershor) në protestën e zhvilluar në pankarda shkruanin se “i duan taksat sa Erion Braçe”.

Teksa i ka cilësuar si injorantrë, deputetit shkruan se këta protestues nuk dallojnë dot të ardhurat bruto nga ato neto.

Postimi i plotë:

“Hahahahaahahahaahahahaha Ooooooooooooooooooooo Zooooooooooooooooooot

Të njëjtët idiotë që bëjnë të njëjtën gjë. Nuk duan të hyjnë në provime apo duan t’i marrin qyl, dalin e thonë “I duam tarifat sa Erion Braçe’. Janë rritur e kanë marrë një copë letër, dalin e thonë “Duam lekë sa Erion Braçe”;

Kalojnë nja dy vite dhe një e shumë plehra i japin letra profesionisti, dalin e thonë “Lekët i duam, taksat s’i duam”;

Pastaj i rrahin dashnorët që kanë mend ca më shumë dhe ndërrojnë mendje, dalin e thonë “I duam taksat sa Erion Braçe”!

Në fakt, të njëjtët injorantë nuk dinë që nuk kishin tatim fare, paguanin zero lekë tatim mbi lekët, ose siç çdo injorant me shkollë thoshin “paguajmë tatime ne, ja paguajmë dritat, ujin”.

Oooooooooo Zooooooooot, e kuptoni kush ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese? Profesionistë që nuk dallojnë dot të ardhurat bruto nga ato neto, thjesht dinë t’i numërojnë”, shkruan ai.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë në seancë nëpërmjet një video konference

Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë në seancë nëpërmjet një video konference