Festim Xhafaj, efektiv në komisariatin e policisë së Himarës, i shpallur në kërkim nga Agjencia e Mbikëqyrjes pasi dyshohet për përndjekje, dhunë në familje dhe mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia.
Xhafaj akuzohet se ka përndjekur një kolege në komisariatin e Vlorës. Përndjekja ka qenë e vazhdueshme ndërsa e fundit ka qenë më 3 maj kur e ka përndjekur në rrugën “Transballkanike’. Sipas një njoftimi të agjencisë së mbikëqyrjes policore në datën 10 maj kur dhe Xhafaj u shpall në kërkim, efektivi e ka përplasur edhe makinën e saj. Pas kësaj, efektivi është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë. Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thikë e biçak).
Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se Festim Xhafaj dhe punonjësja e policisë ishin të lidhur prej disa kohësh. Gjatë muajit të fundit dy të rinjtë kanë patur debate dhe zënka. Pas sherrit që kanë bërë me njeri tjetrin, efektivja është larguar ndërsa Xhafaj e ka ndjekur nga mbrapa por e përplasi me makinën e tij. Punonjësja e policisë ka dhënë dëshminë në polici, ku ka treguar problemet që ka patur se fundmi me të dashurin e saj.
Për arrestimin e tij ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
'Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga ata që turpërojnë vlerat e uniformës së Policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me DVP Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” etj.'- shkruan Balla.
Janë bo lajmet si muhabetet e rakisë.
PërgjigjuO Minister kokoshkë, po leri keto e merru me pseudo gangsterat qe xhirojn gomat e perplasin njerezit ne vita te bardha se polici me policen zihen dhe bashkohen prap, edhe po te duash policin e therret ne mbledhje dhe e arreston por problemi juaj eshte qe te beni lajm jo te vendosni rregull.. Por Ske faj se eshte qelb peshku nga koka
PërgjigjuKush osht peshku mer cun? Jepni emra.