SARANDË- Një operacion i forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot në Sarandë, i cili është finalizuar me arrestiimin e një efektivi të forcave 'Shqiponja' që punonte në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

Efektivi i arrestuar është Lavdosh Metaj 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.

Operacioni vijon ende, teksa bëhet me dije se mori pjesë edhe SHÇBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Me Gucci, Dior, shampanjë e puro, kush është efektivi i Shqiponjave i arrestuar në Sarandë me akuzën e trafik narkotikësh (FOTO)

Report Tv ka siguruar foton e Lavdosh Metaj, efektivit të Shqiponjave të arrestuar në Sarandë nën akuzën e trafikut të narkotikëve. Siç shihet në fotot që Report Tv sjell, duket që ai bën një jetë luksoze.

1623530286_19507897142951291104993667839728854263897653n.jpg

1623530306_16502192440951116571677804129195600072165321n.jpg