Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar në Rinas 34-vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, i dyshuar si pjesë e grupit të Marklen Hakës.
Ai u kap duke lëvizur me automjet, ndërsa kishte me vete një armë zjarri pistoletë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër në momentin kur u ndalua për kontroll nga forcat “Shqiponja”.
Aurel Deliu është person me precedent penal dhe i skeduar më herët nga policia. Në vitin 2021, ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 29-vjeçarin Alban Tufa, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, ndërsa Marklen Haka 30 vjeç dhe Bledar Kurti 40 vjeç u shpallën në kërkim. Konflikti me efektivët ndodhi në rrugën ”Marie Logoreci”, në Tiranë.
Në automjetin e të rinjve u konstatua asokohe një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës. Po ashtu dyshohet se Deliu asokohe kishte edhe një armë me vete.
Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah.
Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.
Ai u arrestua edhe në janar të këtij viti ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona. Haka aktualisht ndodhet në qeli dhe po gjykohet në kuadër të dosjes ‘Revanshi’.
-------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











ahaha skishte se si te ndodhte ndryshe e shiti cami nga vlora
Përgjigju