Iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, PD publikon denoncimin e qytetarit: Nuk kam marrë dëmshpërblim, kam paguar inxhinierin për të bërë vlerësimin

Partia Demokratike ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Shijaku, shtëpia e të cilit është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banesa e Shpëtim Dollakut është vlerësuar DS3 nga komisioni vlerësues dhe ai duhet të përfitojë dëmshpërblim nga shteti për të rikonstruktuar banesën.

Në videon e publikuar nga PD në Facebook, Shpëtimi shprehet se ka shkuar dhe tek njësia administrative për tu interesuar, madje thotë se ka paguar dhe inxhinierin për të bërë vlerësimin e dëmit por prapë nuk ka marrë përgjigje.

Ai i bën apel shtetit për t'i dhënë dëmshpërblim sipas dokumentacionit që i takon.

Denoncimi i qytetarit Shpëtim Dollaku, Bashkia Shijak

Edhe pse banesa e dëmtuar e Shpëtim Dollakut në qytetin e Shijakut është vlerësuar me DS3 nga komisioni vlerësues, ai ende nuk ka marrë asnjë lekë nga shteti. Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, u njoh me shqetësimin e kryefamiljarit të cilit, edhe pse bashkia e kishte detyruar që letrat e tërmetit t’i bënte me shpenzimet e tij, përsëri nuk i japin dëmshpërblimin që i takon. Ai shprehet se jeton me frikë në shtëpinë e tij, pasi muret mbajtëse kanë të çara, dhe se ai duhet të qëndrojë bashkë me fëmijët në ato ambiente.

Shpëtim Dollaku: Jam Shpëtim Dollaku nga Shijaku. Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë të më pyetur. S’kena marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët. Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë… flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë.

Teliti: Kur kanë ardhur përfaqësuesit e bashkisë dhe njësisë administrative këtu?

Shpëtim Dollaku: Një herë kanë ardhur e si kam parë më.

Teliti: Kur që në nëntor, dhjetor të vitit të kaluar?

Shpëtim Dollaku: Po që atëherë s’kanë ardhë më fare, as s’kanë ardhë asgjë!

Teliti: Ndonjë letër, ndonjë vlerësim, ndonjë dokument, të kanë dhënë?

Shpëtim Dollaku: Kam DS3-in, ja ta jap. Ja ku janë letrat që ka dalë shtëpia DS3-sh që më tako me ligj, më tako që të më vlerësohet, as kanë ardhë me pyet, asnjë lloj gjëje, vetëm ma letra si letra bakalli s’vijnë…

Teliti: A të kanë dhënë një shpërblim që ka dal me qënë se ta kanë vlerësuar?

Shpëtim Dollaku: Asnjë qind lekë.

Teliti: Pavarësisht se të takojnë…

Shpëtim Dollaku: Më takojnë se nuk është duke i dhënë as Edi Rama, as Bashkia, është duke i dhënë bota.

Teliti: Po te Njësia Administrative a ke shkuar të interesohesh?

Shpëtim Dollaku: Kam shkuar ore, kam shkuar…

Teliti: Çfarë ju thanë?

Shpëtim Dollaku: Njëherë thanë bëni letrat gati. I bëra letrat, kam fotografitë, me inxhinier që ka liçensë inxhinier ndërtues…

Teliti: Që more inxhinierët i pagove ti lekët?

Shpëtim Dollaku: Vetë o vëlla, shkova i pagova lekët vetë!

Teliti: Pra shkove i pagove dhe lekët për inxhinierët për të bërë vlerësimin?!

Shpëtim Dollaku: Po pagova dhe lekët për inxhinierin edhe s’na dhanë gjë!

Teliti: Dhe në vend që të t’i japin lekët që të takojnë, po të thonë na jep ti lekë ne. Jepi ti lekë shtetit!

Shpëtim Dollaku: Në vend që të të japin lekët… do paguash. Situata është shumë e keqe. Unë dua nga shteti të vijë të më vlerësojë dëmin, të më japi lekët, të fillojë punimet. Asgjë tjetër s’dua!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nuriu: 09/09/2020 13:59

    Pirdh se lirohesh o legen, ashtu do te rrish si qen se i tille je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar