I ‘fiksuar’ për të vjedhur pajisje elektronike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh në disa banesa në qytet.

Xh.K, u arrestua në kuadër të operacionit ‘Mesnata’ pasi u kap duke vjedhur në një banesë në Durrës.

Po ashtu dyshohet se 37-vjeçari është autor i disa vjedhjeve, kryesisht pajisje elektronike.

Konkretrisht më datë 14.10.2022, ka vjedhur disa vegla pune në një servis; më datë 24.10.2022, ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi tjetër, si dhe ka vjedhur disa materiale elektrike, në një servis; më datë 25.10.2022, ka vjedhur pajisje elektrike në kuzhinën e një shkolle jopublike.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat