I fryu 6 orë bilbilit, Spaho në Report Tv: S’është qesharake, por domosdoshmëri! Do e bëj në çdo seancë! Ç’i duhet Kim për regjistrimin e partive?

TIRANË- Për më shumë se 6 orë, deputeti demokrat, Edmond Spaho i ka fryrë bilbilit në seancën parlamentare dhe në një intervistë në Report Tv, ai e konsideroi si një mënyrë shumë të domosdoshme për pluralizmit. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Nertil Agalliu, Spaho tha se ndonëse shumë kush mund ta shohë si qesharake, ai tha se i njëjti skenar do të jetë në çdo seancë si e vetmja formë për të qenë përballë “regjimit”, siç ai e quan.  

“Ndokush mund ta qëndroj si qëndrim qesharak, por unë si të domosdoshme për pluralizmin. Do përdorim në çdo seancë bilbilat. Regjimi vetëm me përballje”, tha Spaho në Report Tv.

Në intervistë u duk se jo mënyrë e të protestuarit, Spahon e ka lënë me “pasoja”, pasi në disa momente pati probleme me zërin, megjithatë, ai thotë se nuk do të ndalet, madje komentoi edhe ironinë e bërë në Kuvend nga socialisti Erion Braçe.

“Nuk shqetësohem fare se i gjithë interpretimi është ironik dhe pse bën si serioz, nuk pres lavdërime nga kundërshtaret, nuk shqetësohem fare kur çështja që përpiqem është shumë e madhe dhe serioze për Shqipërinë, shqiptarët dhe imazhin e SHBA që të gjithë rrahin gjoksin që e kemi aleat, por nga pas i bëjmë atë i rekrutojmë zyrtarin e lartë të FBI-së”, tha Spaho.

Ngritjen në protestë ai e shikon si të domosdoshme, pasi sipas tij lidhja e Ramës me McGonigal tregoi se shpallja e Sali Berishës ‘Non Grata’ nga SHBA-ja është e stisur sepse mungon transparenca.

“Kjo tregoi se Non Grata është e stisur, drejtues të papërgjegjshëm në administratë mund ta shfrytëzojnë për qëllime të këqija ku mungon transparencë, kur nuk bën transparencë, do iu bësh presion politikanëve dhe bizneseve për t’i marr para, si në rastin e Shqipërisë”, shtoi ai.

Protestën në 3 mars, edhe Spaho thotë se është rastësi që është caktuar në të njëjtën ditë me ditën kur do të mbahet vendimi në ‘Apel’ për fatin e PD-së. Ndërkohë, nuk i ka kursyer akuzat për ambasadoren, Yuri Kim, ku tha se ka ndërhyrë në proces.

“Ne problemin e kemi me Edi Ramën, nuk e kemi me gjykatën. K ndërhyrë ambasadorja amerikane në Gjykatë. E ka thënë ajo vetë, ajo ka ndërhyrë në çështje të brendshme, ç’punë ka ajo me regjistrimin e partive politike. Gjykatën urdhëron Rama, por nuk do ia arrijë dot, Protesta është në kuadër të ciklit të protesta”, përfundoi Spaho në Report TV.

Seanca e kaluar plenare nuk u zhvillua për shkak të kaosit dhe tensioneve që i krijuan, ndërkohë që jashtë, në oborrin e Kuvendit, Sali Berisha mbante protestë.   

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • daku: 17/02/2023 20:25

    profesori i nderuar ke probleme cognitive

    Përgjigju
  • Linda: 17/02/2023 16:06

    Domosdoshmeri eshte qe kur te futesh ne parlament te peruelesh para se te ulesh se te ka lejuar vota e popullit te hysh aty jo vota e rruges qe tju frysh birbilave.Beni propagant per votat e lira dhe ne te vertet nuk e respektoni voten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët