Policia e Krujës ka sekuestruar 39 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim.
Policia njofton se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas i shpallur në kërkim fshihej në banesë dhe dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Hamid Ferra., të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës dhe në automjetin e këtij shtetasi, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 39 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Hamid Ferra, 38 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Komente

